TED's secret to great public speaking | Chris Anderson | TED
Translator: Helena Bedalli Reviewer: Anisa Fezga. Disa njerëz mendojnë që fjalimet TED kane nje formulë: ''Mbaj fjalim mbi qilim të kuq rrumbullakët.''. "Ndaj një histori fëmijërie.". "Trego një sekret të brendshëm.". "Mbylle me një thirrje frymëzuese për veprim.". Jo. Nuk mendohet kështu per fjalimet TED. Në fakt, nëse abuzojmë me këto mjete, do të dukemi si stereotipa apo manipulues të emocioneve.
Por, të gjitha fjalimet TED kanë diçka të përbashkët, dhe dua ta ndaj atë me ju, sepse në 12 vitet e fundit, jam ulur në rreshtin e parë, dhe dëgjuar qindra oratore të TED si këta. I kam ndihmuar në përgatitjen e fjalimeve për debut, dhe kam mësuar prej tyre, sekretet për një fjalim të suksesshëm. Megjithëse folësit dhe temat e tyre duken. krejt të ndryshme, ato kanë një ingredient kyç të përbashkët.
Dhe ky është: Detyra numër një si folës. është të fusësh në mëndjen e dëgjuesit një dhuratë të vecantë--. diçka të bukur e të çuditshme që ne e quajmë ide. Po jua shpjegoj këtë. Ja ku është Haley. Ajo do të mbajë një fjalim TED. dhe, sinqerisht, ka shumë frikë. Video-Prezantuesi: Haley Van Dyck! (Duartrokitje).
Gjatë 18 minutave, 1200 persona, shumë nga të cilët as jane takuar më parë, zbulojnë që truri i tyre po fillon të sinkronizohet me trurin e Haley-it. dhe me njëri tjetrin. Ata po fillojne të shfaqin të njëjtat motive të valëve të trurit. Dhe nuk e kam fjalën që ndjejnë të njëjtat emocione. Ka diçka më shumë. Le të shohim për një moment brënda trurit të Haley. Ka miliarda neurone te ndërlidhura në nyje të pamundshme. Por shikoni këtu--.
disa miliona nga ato janë lidhur me njëra tjetrën. në një mënyrë që paraqet një ide të vetme. E pabesueshme, tamam ky motiv po krijohet pikërisht tani. brënda mëndjes së secilit nga dëgjuesit. Po vërtetë, në pak minuta, një motiv që përfshin miliona neurone. po teleportohet në 1200 mëndje, vetëm sepse njerëzit dëgjojnë një zë e shohin një fytyrë. Por, çfarë është një ide? Mund ta mendoni si një motiv informacioni.
që ju ndihmon të kuptoni botën. Idetë lindin në forma e masa të ndryshme, nga më komplekset dhe analitiket. tek më të thjeshtat dhe estetiket. Ja disa shembuj që janë treguar në skenën e TED-it. Ken Robinson thotë: kreativiteti është çelësi i të ardhmes së fëmijëve. (Video) Ken Robinson: unë mendoj që kreativiteti tani. është po aq i rëndësishëm në edukim sa shkrimi e këndimi. dhe duhet trajtuar në të njëjtën mënyrë. Chris Anderson: Elora Hardy-- është bukur të ndërtosh me bambu. (Video) Elora hardy: Rritet gjithandej,
është i fortë, elegant, i reziston tërmetit. CA: Chimamanda Adichie --njerëzit janë më shumë se një identitet i vetëm. (Video)Chimamanda Adichie: Një histori e vetme krijon stereotipe, dhe problemi me to është jo se ato janë të pavërteta, por se nuk janë të plota. CA: Mendja juaj është tejmbushur me ide, dhe jo rastësisht. Ato janë të lidhura me kujdes me njëra tjetrën. bashkë ato formojnë një strukturë komplekse të mrekullueshme. që është pikëvështrimi ynë i botës.
Eshtë sistemi operator i trurit. Eshtë si e kuptojmë botën. Dhe është ndërtuar mbi miliona ide individuale. Për shëmbull, nëse një element i visionit ndaj botës. është ideja që macet janë të lezeçme, atëherë kur ti e sheh këtë, reagon kështu ndaj saj. Por, nëse një element tjetër i vizionit. është idea që leopardët janë të rrezikshëm, kur ti i sheh, reagon ndryshe. Pra, është e kuptueshme. pse idetë që përbëjnë botën tuaj janë vendimtare.
Ju duhet që ato të jenë sa me shumë të besueshme-- një udhëzues, për botën e jashtme sa të frikshme por të mrekullueshme. Tani, njerëz të ndryshëm mund të kenë vizione krejt të ndryshme. Për shëmbull, si do të reagonit kur shihni këtë figurë: (Video) Dalia Mogahed: çfarë mendoni kur më shihni? "Një grua e besimit", "një eksperte" "ndoshta një motër" ? Apo "e shtypur", "e manipuluar",
"një terroriste"? CA: Sidoqoftë përgjigjja juaj. ka miliona persona të tjerë që do të reagojnë ndryshe. Ja sepse idetë kanë rëndësi. Nëse komunikohen si duhet, ato janë të afta të ndryshojnë, përgjithmonë, sesi personi mendon rreth botës, dhe sesi orientohen veprimet e tyre tani dhe në të ardhmen. Idetë janë forca më e madhe për të formuar kulturën njerëzore. Kështu, nëse pranon. që detyra numër një si folës është të ndërtosh një ide. brënda mëndjes së publikut,
këtu janë katër udhëzues se si duhet ta bësh këtë detyrë: E para, kufizohu vetëm me një ide. Idetë janë gjëra komplekse; përmbajtja e fjalimit duhet te jetë e fokusuar. në një ide të vetme me të cilën jeni më i pasionuar, dhe ti jepni shansin vetes që ta shpjegoni atë gjë të vetme siç duhet. Duhet ti vini gjërat ne kontekst, të jepni shëmbuj, ta gjallëroni atë. Zgjidhni një ide, dhe bëni që ajo të jetë filli i të gjithë fjalimit tuaj, në mënyrë që çdo gjë që thoni të lidhet prapë me të në ndonjë mënyrë.
E dyta, jepini publikut arsyen për t'ju dëgjuar. Para se të filloni të ndërtoni brënda mëndjes së publikut, duhet të kërkoni leje për të hyrë aty. Dhe mënyra për ta arritur? Kurioziteti. Pickoni kuriozitetin e publikut. Përdorni pyetje provokuese. për të identifikuar pse diçka ska kuptim apo kërkon shpjegim. Nëse mund të tregosh një shkëputje në vizionin e dikujt,
do të ndihet e nevojshme për ta mbushur këtë mungesë njohurie. Dhe sapo e ndez këtë dëshirë, do të jetë shumë e lehtë të fillosh të ndërtosh idenë tënde. E treta, ndërtoje idenë, pjesë-pjesë, nga konceptet që publiku i ka kuptuar tashmë. Përdorni fuqinë e gjuhës. për të thurur konceptet që ekzistojnë tashmë. në mendjen e dëgjuesit --. por jo në gjuhën tuaj, në gjuhën e tyre. Filloni aty ku janë ata. Folësit shpesh harrojnë që shumë fjalë apo koncepte me të cilat ata jetojnë.
janë fare të panjohura për publikun. Metaforat luajnë rol kyç për të treguar si lidhen pjesët me njëra tjetrën, sepse ato tregojnë formën definitive të skemës, të bazuar mbi një ide që dëgjuesit e kuptojnë tashmë. Për shëmbull, kur Jennifer Kahn. donte të shpjegonte bioteknologjinë e re të pabesueshme të quajtur CRISPR, ajo tha, "është sikur, për herë të parë. të kesh një program kompjuteri për të modifikuar DNA. CRISPR ju lejon te prisni/ngjisni informacionet gjenetike me shumë lehtësi.
Një shpjegim i gjallë si ky sjell një moment qartësimi. bile të ngulet në mëndje. Eshtë e rëndësishme që ti testosh fjalimet me miq të besuar, dhe të zbulosh momentet ku ata duken të konfuzuar. E katërta, kjo është e fundit: Gjeni nje ide që ia vlen të shpërndahet. Dua të them, bëni pyetjen vetes: "Kush do përfitojë nga kjo ide?". Dhe duhet të jeni i sinqertë me pergjigjen. Nëse idea ju shërben vetëm ju ose vetëm organizatës suaj,
atëherë, më vjen keq, por ndoshta nuk ia vlen të shpërndahet. Publiku do ta kuptojë menjëherë. Por, nëse besoni që ideja ka mundësi. të ndricojë ditën e dikujt. apo të ndryshojë për më mirë të ardhmen e dikujt. apo të frymëzojë dikë të bëjë diçka ndryshe, atëherë ju keni përbërësin kryesor për një fjalim vërtet të fuqishëm. që është një dhuratë për publikun dhe për të gjithë ne.
